Tragjike!/ Plumbi qorr vret gruan shtatzënë brenda në shtëpi, shpëton fëmija

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas të SHBA-ve, ku një gruaja shtatzënë ka humbur jetën nga një plumb qorr.
Mediat amerikane bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në Baytown, Texas, ndërsa gruaja shtatzënë ndodhej në apartamentin e saj.
Policia tha se 23-vjeçarja ndodhej në banesë kur plumbi hyri nga dritarja dhe e qëlloi në kokë. Ajo u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi t’i mbijetonte plagës së rëndë.
Mjekët thanë se fëmija lindi me sukses, por është e paqartë se në cilin muaj ishte dhe si është gjendja aktuale.
Pas një hetimi paraprak nga policia, rezultoi një 20-vjeçar u qëllua pas shpine me armë zjarri nga një makinë në lëvizje. Fatkeqësisht një nga plumbat i mori jetën vajzës shtatzënë që ndodhej në shtëpi.
Policia në Teksas ka vendosur një shumë të konsiderueshme parash për këdo që jep informacion.
Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement