“Aty pihet kokainë, s’ka ç’na bo policia!” Efektivi e ‘djeg’ gjatë orarit të punës, filmohet teksa dëfrehet mes një grupi të rinjsh

 

Një efektiv policie u është bashkuar një grupi të rinjve në festën që kanë ‘ndezur’ gjatë orëve të vona të natës.

Me uniformën e punës veshur dhe me një tjetër mjet pune në dorë (tabelën stop), efektivi shihet në kulmin e adrenalinës teksa kërcen bashkë me të rinjtë dhe dëfrehet, pa i bërë përshtypje aspak fakti që ndodhet gjatë orarit të punës.

Në sfond dëgjohet kënga “Kokaina”, një këngë tallava që tregon se policia s’ka çfarë u bën aspak atyre që konsumojnë drogë dhe se vendi është bërë si Kolumbia.

“S’ka ç’na bo ne policia, u bo veni si Kolumbia, ecën treni nëpër shina, aty pihet kokaina, ecën treni nëpër gropa, aty çahet kasaforta,”- dëgjohet të thuhet në sfond.

Pamjet janë publikuar vetëm pak orë më parë në rrjetet sociale, mund të jenë edhe më të hershme, por kjo nuk e përjashton faktin që ky efektiv policie është argëtuar gjatë orarit të punës.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement