Agron Shehaj nga Vlora: Do ishte vetëvrasje të vazhdonim me Lulzim Bashën

 

“Do ishte vetëvrasje nëse ngulim këmbë me këtë lidership dhe me  këtë mënyrë të drejtuarit të opozitës”, kështu është shprehur Agron Shehaj, deputeti njëherësh edhe kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, teksa ishte në Vlorë.

Takimin e parë Shehaj e ka zhvilluar në bashkinë  Selenicë me elektoratin e tij, ku pjesëmarrja ka qenë e lartë në numër. Ndërkohë që takimi i dytë është mbajtur në ambientet e teatrit Petro Marko ku pjesëmarrja  ka qenë gjithashtu e shumtë, edhe pse ra ne sy mungesa e deputetëve të zgjedhur në qarkun e Vlorës si dhe kryetarit të PD, Genc Deromema. Kjo gjë u diskutua edhe në sallë.

Shehaj me ironi tha se duhet që ata të pyeten se pse munguan.  Shehaj më tej u shpreh se Basha duhet të jepte dorëheqjen si në një vend evropian pas një humbje duhet të vijë një dorëheqje.

“Nëse duam të fitojmë zgjedhjet duhet të ndryshojmë lidershipin e PD. Do ishte një vetëvrasje nëse ngulim këmbë me këtë lidership dhe këtë mënyrë të drejtorit të opizitës. Kjo është arsyeja pse unë kam shpallur kandidaturën .” tha Shehaj.

Më tej ai u shpreh se ka ardhur koha që të  ndryshohet kryetari nëse duan të rrëzojnë Edi Ramën.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement