A i ka PS 94 vota? Ja lista e deputetëve që pritet të votojnë shkarkimin e Metës

Beteja e socialistëve për të shkarkuar Ilir Metën kaloi provën e parë atë të Komisionit Hetimor, teksa pritet që në 10 qershor në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë të ngrihen për herë të parë kartonët për të shkarkuar një President.

Aktualisht socialistët në Kuvend kanë 74 mandate, 3 vota të tjera janë garantuara. Bëhet fjalë për 3 deputetët që hynë në Kuvend në 2017 me logon e PDIU-së si dhe vota e kreut të PSD-së, Tom Doshi që pas largimit nga parlamenti përfaqësohet me Jetmira Rraboshtën.

Socialistët për të finalizuar vendimmarrjen e tyre politike për të shkarkuar presidentin që kërkon 94 vota, do të duhet të kenë edhe konsensusin e opozitës parlamentare. 10 prej përfaqësuesve të kësaj opozite në zgjedhjet e 25 prillit jo vetëm që dhanë mbështetje për Partinë Socialiste por kërkuan votë si kandidatë për deputetë të kësaj partie.

Në kartonët që pritet të ngrihen në seancën për shkarkimin e Metës socialistët janë të bindur për mbështetjen e deputetëve; Lefter Koka, Aurora Mara, Ylli Shehu, Enver Roshi, Nimet Musai, Ediola Braha, Halit Valteri, Klajdi Qama, Vasil Sterjovski dhe Edmond Rrushi. Por socialistët kanë pritshmëritë ti sigurojnë 94 votat nisur kjo dhe nga fakti që për të ngritur komision hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, ishin dakord 97 deputetë.

Deputetët e opozitës që u përfshinë në listat e PS;

Lefter Koka

Aurora Mara

Ylli Shehu

Enver Roshi

Nimet Musai

Ediola Braha

Halit Valteri

Klajdi Qama

Vasil Sterjovski

Edmond Rrushi

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement