“O Zot, o Zot…”/ Dalin pamjet kur e motra e 25-vjeçarit të vrarë në Shkodër shkon në vendngjarje: A ban me e pa?

 

Ka shpërthyer në lot dhe britma, e motra e Emiljano Ndojit, kur pa të vrarë vëllain e saj, pas breshërisë së kallashnikovit nga Mark Kodra në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Ndoji sapo kishte dalë nga banesa e së motrës kur është ekzekutuar nga 47-vjeçari, i cili ka thënë se ka patur konflikt me 25-vjeçarin edhe më herët. Dyshohet se i riu ngacmonte edhe vajzat e Kodrës.

Siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme, e motra e Ndojit, dëshiron të shohë vëllain por nuk lejohet nga policia. Ajo ka mbërritur në vendngjarje, pas arrestimit të autorit të ngjarjes.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement