Ngjarja ‘horror’ në Kombinat/ Prokuroria zbulon pse ndodhën dy vetëflijimet në familjen Josifi

 

Kur kanë kaluar më shumë se 10 muaj nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin verën e kaluar, ku dy pjesëtare të familjes Josifi u gjetën të vetëflijuara, Prokuroria e Tiranës ka arritur në një rezultat përfundimtar. Anisa dhe Zhaneta Josifi u gjetën të vetëflijuara në banesën e tyre në Kombinat, ndërsa Blerta Josifi u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike. Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se vdekja e tyre ka ardhur për shkaqe natyrore dhe jo nga ndonje veprim kriminal apo të jenë shtyrë nga dikush. Në keto kushte organi i akuzës ka pushuar hetimet të nisura për shkaktim të vetvrasjes, vendim i cili është miratuar ne gjykatë nga gjyqtari Kastriot Gramshi.

Ky konkluzion nga Prokuroria e Tiranës erdhi pas një hetimi të gjatë ku u morën në pyetje shumë të afërm të familjes dhe të tjerë që kishin patur kontakte me të ndjerat si dhe u kontrolluan celularët e tyre. Sipas ekspertëve në telefonat e tyre nuk u gjetën të instaluara aplikacione të rrjeteve sociale dhe nuk u konstatua përdorimi i tyre ndërsa viktimat dhe Blerta Josifi nuk kanë patur komunikime me persona të tjerë por vetem me njera tjetrën.

Sipas “OraNews” në dokumentin e prokurorisë thuhet se dhe ne banesën e tyre nuk është konstatuar të kenë hyrë persona të tjerë të jashtëm pasi ato i kishin ndërperë mardhëniet me te gjithë, deri në momentin kur u gjeten nga policia. Më tej thuhet se gjatë kësaj kohe pjesëtaret e familjes Josifi nuk kishin frekuentuar ndonjë sekt fetar dhe as nuk ishin vizituar nga ndonjë përfaqësues i komuniteteve fetare. Ndërsa e mbijetuara e vetme e kësaj tragjedie, Blerta Josifi ka treguar se së bashku me motrën e saj Anisa Josifi kishin filluar të shkonin ne Kishën Ungjillore që në moshë të vogël kur jetonin ne qytetin e Përmetit dhe me pas kanë vijuar ta ndjekin këtë kishë edhe kur kanë ardhur ne Tiranë.

Më tej ajo ka treguar se nuk kanë qenë të ndikuar apo të shtyrë nga persona të tjerë për të bërë zgjedhjet e tyre rreth besimit fetar, madje mamaja e tyre Zhaneta në fillim kishte qënë kundër po me pas e kishte praktikuar edhe ajo vetë këtë besim. Ato kishin rreth 5 vite që nuk shkonin me në kishë po e kishin vazhduar vetë rrugëtimin me Zotin.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement