Kush është 25 vjeçari që u ekzekutua në Shkodër?

 

Emiljano Ndou, 25 vjeç, humbi jetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ndërsa u qëllua me breshëri plumbash nga bashkëfshatari, Mark Kodra.

Ky i fundit, 47 vjeç, u arrit të arrestohej menjëherë pas ngjarjes ku iu sekuestrua dhe arma me të cilën ai kreu krimin.

Përpara policisë, autori I ngjarjes ka deklaruar se e ka kryer krimin pasi 25-vjeçari kishte kohë që i sillte probleme.

“Nuk e durova më. Ma kishte sjellë te hunda”, ka deklaruar autori në momentin e arrestimit nga policia e Shkodrës.

Gjithashtu ai ka pohur se përpara ekzekutimit 25-vjeçari i ka kaluar me motor përpara banesës duke i shkaktuar zhurmë.

Por mësohet se debati mes tyre ka nisur më përpara, pasi viktima dyshohet ka ngacmuar vajzat e autorit Mark Kodra.

47-vjeçari ka treguar se në momentin që ka dëgjuar motorin e 25-vjeçarit, ka marrë armën automatik kallashnikov dhe ka dalë nga banesa si dhe ka qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend.

Pas krimit të rëndë 47-vjeçari është rifutur në banesë, ku dhe ka pritur i qetë uniformat blu me armën e krimit në dorë.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement