Zbulohet pse iu fshi Anës kënga nga YouTube 

 

Para pak ditësh, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi publikoi këngën e saj të parë, të titulluar “Deal”. Kënga ka arritur mbi 900 mijë shikime në “Youtube”, e megjithë atë kjo shifër nuk duket të ishte një sukses pasi në mbi dy mijë komente kritikohej vokali i Anës.

E ftuar sërish në “Për’puthen”, ajo pranon se nuk është këngëtare. “Kisha qejf, nuk jam këngëtare dhe nuk pretendoj që njerëzit të thonë sa bukur këndon”, shprehet Ana.

Por, sipas saj, ka ndodhur një gabim nga kompania diskografike, ku ka realizuar këngën. “Është një problem, që ka ndodhur nga ana e kompanisë ku unë punoj, është hedhur ‘demo’ dhe jo variant përfundimtar”.

Pyetjes së moderatores, Bora Zemani se përse nuk e fshiu këngën, pasi kuptoi gabimin, i përgjigjet: “Nuk kishte më kuptim, njerëzit e kishin dëgjuar, por do të rihidhet sërish.”

afterparty.al iu zbulon se pak ditë më parë kënga e Anës nuk gjendej në YouTube, por tani u rikthye dhe si duket me pak rregullime! Tani presim versionin final!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement