“Skenë e tmerrshme xhelozie”, Shqipja rrëfen çfarë bëri Jasmina kur e pa të kërcente me Andin 

 

Andi dhe Jasmina janë dy konkurrentë e “Për’puthen”, që publiku i kërkon të jenë çift, pasi pa kiminë mes tyre, por ata dy vijojnë të jenë’ kokëfortë’.

Të dy konkurrentët, dolën nga emisioni si shokë, por pa fshehur pëlqimin e fortë për njëri-tjetrin.

Sot, në emision u diskutua në për festën që u organizua disa ditë më parë, në Golem, me të gjithë pjesëmarrësit dhe stafin.

Ish-konkurrentët rrëfejnë se Andi dhe Jasmina nuk folën gjatë gjithë festës, por nuk munguan ngacmimet mes tyre. Shqipja thotë se u bë dëshmitare e një skene xhelozie.

“Isha duke kërcyer me Andin, se Fatjoni nuk donte të vinte. Jasmina na pa dhe donte të lagte me shampanjë Andin. Por, nuk e di si, e hëngra unë, u bëra ujë. Ishte skenë e tmerrshme xhelozie”.

“Ata gjithmonë e ngacmojnë njëri-tjetrin. Jasmina nuk duroi dot më dhe veproi”, tregon Fatjoni.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement