Mashtrimi me kreditë, në gjyq ish-punonjësja e “Iute Credit”

Prokuroria e Fierit në përfundim të hetimeve ka dërguar për gjykim në  Gjykatën e Shkallës së Parë Fier procedimin penal  në ngarkim të së pandehurës Paula Buzi (Dimo), e akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Mashtrimit në kredi” dhe “Falsifikimit të dokumenteve” e kryer 18 herë në dëm të viktimës Shoqëria Iute Credit Albania.

Ky procedim penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit penal të shoqërisë “Iute Credit Albania Sh.A”, Tiranë në lidhje me disa raste të mashtrimeve në kredi nga ish-punonjësja e degës Fier, Paula Buzi.

“Në vijim janë regjistruar dhe disa kallëzime penale të disa qytetarëve, ish klient të kësaj dege, që kanë kallëzuar se në emër të tyre janë përfituar kredi pranë shoqërisë “Iute Credit Albania Sh.A” Dega Fier, për të cilat ata nuk kanë aplikuar dhe nuk i kanë përfituar personalisht,” thuhet në njoftimin për shtyp.

Në përfundim të hetimit është provuar se, e pandehura në cilësinë e punonjëses së dhënies së kredive pranë Filialit Iute Credit Dega Fier, ka falsifikuar dokumentet e dhënies së kredive në emër të klientëve të mëparshëm të këtij filiali me qëllim përvetësimin për llogari të saj të shumave të kredive.

Në përfundim të hetimeve, ka rezultuar se  praktikat e marrjes së kredive nuk janë nënshkruar nga personat, në emër të të cilëve rezultojnë të nënshkruara, por janë falsifikuar nga e pandehura Paula Buzi duke përfituar dhe shumat përkatëse.

/Ora News/

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement