“Hajde ma jep që të fus në punë”, modelja e thotë troç: Qaj përditë nga inati!

 

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua deklarata e aktorit të njohur italian Michele Morrone ndaj showgirl-it Belen Rodriguez.

I pyetur nga fansat nëse mes tyre kishte pasur diçka, ylli i “365 Days” mohoi me një gjuhë të konsideruar seksiste, për të cilën u diskutua gjerë e gjatë në studio.

Pjesë e diskutimit ishte edhe modelja Denisa Kulemani, e cila tregoi se i ka ardhur në majë të hundës që të gjithë e shohin për pamjen e jashtme.

Thënë këtë, Denisa pranoi hapur se i ka ndodhur t’i kërkojnë seks në këmbim të një vendi pune.

“Më vjen për të qarë dhe qaj çdo ditë kur e kuptoj që kam trysni. Se thonë ‘hajde ma jep që të ta jap’, e kupton?”, u shpreh ajo.

Ndërsa gazetari Ronaldo Sharka i sugjeroi që me kalimin e viteve do fitojë eksperiencë pune, sepse nuk arrihet çdo gjë me aplikimin e parë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement