Berisha ndryshe nga Basha: U habita që zgjedhjet në PD do të mbahen kaq shpejt!

I ftuar në emisionin “PolitikOn” në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ka mbetur i habitur nga votimi unanim për të filluar fushatën zgjedhore në PD. Ai tha se detyra më kryesore për PD-në në këtë moment ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

“Ato që thotë Nishani, për të cilin kam respekt si bashkëpunëtor, përveç fjalëve në ajër nuk kam të dhëna konkrete. Lulzim Basha nuk ka ndikuar në këtë proces nuk e besoj. Ai shpalli fushatën zgjedhore. Unë kam pasur një ligj, që kjo situatë më bën që të heq dorë, sepse nuk jam ai që kam qenë. Unë do të isha shprehur më parë.

Unë kam mbetur i habitur nga votimi unanim për të filluar fushatën zgjedhore në parti. E di që kjo që do them nuk u pëlqen të gjitha palëve aty, por unë do ta them. Detyra më kryesore për mua absolute ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

E dyta, pa asnjë diskutim duhej një edhe një analizë serioze e veprimtarisë së PD-së. Nuk kam qenë kundër as të parës dhe as të dytës, por një vendim që e votoi Këshilli Kombëtar, si ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës edhe ata që mbronin vazhdimin e kryetarit atëherë unë vendosa që të hesht dhe të mos merrem se ishte një vendim unanim” – tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement