Transaksioni i zi i Agron Shehajt/ Skandali i kandidatit për kryetar të PD     

 

Agron Shehaj, kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, dyshohet se nëpërmjet kompanive fiktive ka krijuar skemën e pastrimit të parave.

Të gjitha dyshimet kanë lindur nga një vendim zyrtar i Autoritetit të Konkurecës, institucioni i cili i ka thënë “Stop”, një transaksioni të dyshimtë, që Shehaj ka tentuar të kryejë.

Ish–deputeti Shehaj, me anë të kërkesës nr.330, data 20.19.2018 i ka kërkuar  Autoritetit të Konkurencës, që 85% të kuotave të biznesit Call-Center, me emrin tregëtar “Sestante Holding SRL” dhe me emrin public “CC Tirana”,  t‘ia shiste kompanisë, që sipas tij ishte italine me emrin “Comdata S.P.A”.

Pas kësaj kompanie dyshohet se fshihej vetë –ish deputeti Shehaj, por në kërkesën dërguar në AK, thuhej se “Comdata S.P.A”, është një shoqëri e themeluar dhe që ekziston në bazë të ligjeve të Italisë  me numër regjistrimi dhe TVSH nr.07790430966, me adresë të regjistruar në Via Sebastiano Caboto 1 Corsico, Milano, Itali përfaqësuar nga Antonio Salvo.

Por Komisioni i Konkurencës, pasi u njoh me kërkesën e zotit Shehaj, ngriti dyshime dhe e rrëzoi të njëjtën kërkesë.

Në mbledhjen e datës 20.09.2018, ku Komisioni i Konkurencës përfaqësohej nga Juliana Latifi, kryetare, Eduart Ypi, zv/kryetar, Leida Matja, Adriana Berberi dhe Helidon Bushati anëtarë, me anë të vendimit  nr. 543, datë 20.09.2018,  vendosi të mos e miratojë  këtë transaksion, duke quajtur të paligjshëm.

CNA.al ka marrë informacion zyrtar pranë Autoritetit të Konkurencës, për këtë çështje, përfshirë këtu vendimin për ndalimin e transaksionit të Shehajt.

Më tej po e sjellim të zbardhur, arsyetimin e Komisionit të Konkurencës dhe dyshimet e tyre për miratimin  e shitjes së 85 % të kuotave të shoqërisë  “CC Tirana dhe Comdata S.P.A.

Procedura dhe Transaksioni:

Autoriteti i Konkurencës është njoftuar  në lidhje me “Marrëveshjen kuadër”, të cilën do ta sjellim ditët në vijim, midis Comdata  S.P.A dhe Sestante Holding SRL, për blerjen e 85% të kuotave të “CC Tirana”.

Blerësi: Comdata S.P.A është një shoqëri aksionare italiane e cila kontrollohet nga Carlyle Europë Partneres.

Comdata S.P.A, ofron shërbime “outsourcing” të proceseve të biznesit lidhur me zgjidhjet e menaxhimit të marrëdhënieve me klientët.

Shërbimet e saj mbulojnë shërbime në fushën e analizës, back office, këshillimit, qendrave të kontaktit, menaxhimit të kredisë dhe shërbimeve të teknologjisë.

“Comdata S.P.A aktualisht nuk operon në Shqipëri”, konstaton Autoriteti i Konkurencës.

Shitësi: Sestante Holding SRL, një shoqëri e themeluar sipas ligjeve të Italisë, në Mars të vitit 2005. Objekti i veprimtarisë së saj është mbështetje dhe asistencë teknike për shoqëritë profesioniste, gjatë administrimit dhe vendimmarrjes organizative. Ortaku i vetëm i shoqërisë është Agron Shehaj.

Shoqëria Sestante Holding SRL, sipas dokumentacionit të paraqitur pranë AK, është 100% ortake e vetme në shoqërinë CC Tirana, e cila është shoqëria target e këtij transaksioni.

Shoqëria target: CC Tirana me aksionar 100% në shoqërinë Sestante Holding SRL, është regjistruar në QKB me 05.04.2018 dhe objekt i veprimtarisë së saj është ofrimi i të gjitha shërbimeve që lidhen me call centre dhe contakt center si dhe aktivitet back office, në fushën e kujdesit ndaj klientit, tele-marketingut apo shitjeve nëpërmjet telefonit, duke përfshirë gjithashtu edhe përpunimin e të dhënave të shoqërive të tjera ose enteve publike.

Nga të dhënat e dorëzuara pranë AK, rezulton se xhiroja e aktivitetit të shoqërisë CC Tirana, për vitin 2018 është në vlerën 0 lekë.

“Në zbatim të neneve 10, pika 1, gërma b, nenit 12, pika 1, gërma a dhe nenit 15 pika 2, që të ndodhemi përpara një përqëndrimi duhet që jo vetëm të përfitohet kontrolli i drejtpërdrejtë ose i tërthortë nga një ose më shumë ndërmarrje përmes blerjes së kuotave por edhe xhiroja e ndërmarrjeve pjesëmarrëse në tregun e brendshëm, duhet të jetë 7 miliardë lekë në tregun ndërkombëtare dhe  xhiroja e ndërmarrjes pjesëmarrëse në tregun e brendshëm duhet të jetë 200 milion lekë.

Por siç u evidentua më sipër xhiroja e aktivitetit të shoqërisë target CC Tirana, për vitin 2018 është në vlerën 0 lekë”, thuhet në arsyetimin e Komisionit të Konkurencës.

Pra, kompania “CC Tirana SHPK” kishte 0 lekë dhe ishte 100% pjesë e firmës “Sestante Holding Srl” në pronësi të deputetit, krijuar më 05.04.2018, ose 5 muaj para kërkesës për trasaksionin.

Në ditët në vijim do të hedhim dritë mbi marrëveshjen për shitjen e kuotave, se si e justifikonte ish deputeti Agron Shehaj dhe çfarë fshihet pas kompanisë Comdita SPA, e cila në kohën që është paraqitur si blerëse nuk operonte në Shqipëri dhe nuk kishte të dhëna se sa në çfarë vlere e kishte xhiron.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement