“Pikant si Edi Rama” dhe “Ndryshim” për PD, njihuni me koktejin dedikuar kryeministrit dhe Berishës

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Jurgen Haka, baristi i talentuar shqiptar që prej vitesh ushtron këtë profesion në Itali.

Shumë i njohur dhe i komentuar në tiktok, Jurgeni tregoi se ka thyer rekorde në përgatitjen e koktejleve brenda një nate, duke kapur edhe shifrën e 600 të tillëve.

Gjatë intervistës ai zbuloi pse kishte emërtuar disa koktejle me emrat e artistëve të njohur si Noizy, Ermal Meta e Getinjo, ndërsa përgatiti live tre përzierje të veçanta.

E para shkoi për Bietën, me përbërës të thjeshtë e të freskët. Koktejli i dytë mbante emrin “Ndryshim” dhe ishte në ngjyrë blu posaçërisht për Berishën, ndërsa koktejli për kryeministrin përmbante ndër të tjera një sasi të madhe të piperit pikant.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement