MASA TË REJA/ Komiteti Teknik lajmëron ndryshimet në nisjen e sezonit turistik, priten të tjera në korrik

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të heqë maskat në ambientet publike. Mira Rakacolli, kryetare e Komitetit njoftoi se që nga data 1 qershor, mbajtja e maskave nuk është e detyrueshme të mbahet në ambiente publike. Ndërsa në ambientet e mbyllura, do të vijojë të jetë e detyrushme mbajtja e saj. Ora policore do të shtyhet deri në orën 23:00. Ndërsa, klubet e natës do të vazhdojnë të qendrojnë të mbyllura.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lajmëruar gjithashtu të tjera ndryshme në muajin korrik. Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli bëri me dije se nga data 15 qershor grumbullimet në ambjente të jashtme do të lejohen deri në 15 persona, nga 10 që janë aktualisht. Ndërsa nga data 1 korrik, në varësi të situatës epidemiologjike, ora policore do të shtyhet deri në 00:00, si dhe do të hapen aktivitetet sportive dhe kulturore me publik deri në 30 %.

Masat e vendosura nga Komiteti i Ekspertëve:

Nga 15 qershori:

  • grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.

Nga 1 korriku:

  • ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00.

Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

  • lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.
  • lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP.

Në 24 orët e fundit për herë të për pas 244 ditësh nuk u shënua asnjë viktimë nga Covid-19 dhe u regjistruan vetëm 15 raste të reja infektimesh. Rastet e reja u shënuan në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 2 raste në Berat, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Mat, Shijak.

Prej javësh, rastet e reja janë ulur ndjeshëm bashkë me numrin e të shtruarve në spital. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Në shërbim të pacientëve të infektuar, veç Spitalit Infektiv është edhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Aktualisht janë 819 persona të infektuar aktivë si dhe 128 mijë 978 të tjerë janë shëruar. Në total kanë humbur jetën 2 mijë e 447 persona për shkak të infektimit me Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement