Komiteti i Ekspertëve/ Rregullat e reja për club-et e lokalet e natës në vend

 

Në vendimin e fundit, Komiteti Teknik vendosi që lokalet e natës nuk do të lejohet të hapen dhe muzika do të lejohet deri në orën 22:00. Gjithashtu, nga 1 qershori nuk do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës në ambientet e jashtme, por vetëm në ambientet e mbyllura, në transportin publik dhe në ato vende ku nuk është e mundur respektimi i distancimit fizik.

“Komiteti mendon që ka një vend për lehtësim të masave dhe propozon që duke filluar nga 1 qershori, të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme dhe do të mbahet maska në ambientet e mbyllura dhe transportin publik. Ora policore nga 22:00 do të kalojë në orën 23:00 deri në orën 06:00. Përsa i përket lokaleve të natës do të vijojnë të mbeten të mbyllura dhe muzika do të lejohet deri në orën 22:00″, deklaroi kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement