“Janë heronj”/ Gjykata lë të lirë 5 marinarët që shpëtuan 55 sirianë. Shihni reagimin e familjarëve kur mësojnë lajmin 

 

Gjykata e Vlorës ka lënë të lirë me detyrime paraqitje dhe pa ndalim profesioni 5 marinarët, të cilët në datën 8 janar shpëtuan një gomone me 55 sirianë në bord.

Marinarët u akuzuan për shpërdorim detyre, pasi dy skafistët u larguan në momentin e zbarkimit në portin e Vlorës.

Të 5 marinarët që akuzoheshin për shpërdorim detyre ishin: Bledar Bufaj; Roland Cani; Ardit Alikaj; Sejfulla Beja; Besmir Mece.

Teksa del nga Gjykata e Apelit dhe jep lajmin e shumëpritur për familjarët e marinarëve, avokati i tyre shprehet: “sot Gjykata e Apelit vendosi në vend drejtësinë. Djemtë heronj i keni midis jush”.

Sikurse shihet edhe nga pamjet nënat dhe të afërmit e tyre emocionohen dhe fillojnë të përqafojnë avokatin mbrojtës të të pandehurve, ndërsa një prej tyre thotë se “ata janë heronj”.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement