Betohen në Kuvend dy deputetët e rinj, ja kë zëvendësuan

 

Ditën e sotme janë betuar në Kuvendin e Shqipërisë dy deputetë të rinj.

Bëhet fjalë për Gentiana Carkanin, e cila ka zënë vendin në Kuvend të ish-deputetit Bashkim Fino, që ndërroi jetë nga COVID-19 rreth një muaji më parë.

Po ashtu, është betuar edhe Retmira Raboshta, e cila zuri vendin e kandidatit Tom Doshit. Ky i fundit pas zgjedhjeve të 2021, shpalli dorëheqjen e parevokueshme nga mandati aktual, e ai pasues, i fituar në zgjedhjet e fundit me siglën e Partisë Social Demokrate.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement