Basha nga Gjirokastra: PD-së i duhet lidership i sprovuar dhe i vendosur

Kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha vijoi sot takimet me strukturat e PD-së në qarkun Gjirokastër, Përmet e Tepelenë.

Basha kërkoi mbështetjen e anëtarësisë për të vijuar betejën dhe për ta çuar PD drejt fitores për të cilën duhet një lidership i sprovuar i  vendosur.

”Unë kam ardhur këtu sot t’ju kërkoj që të dalim jo vetëm të bashkuar por edhe të vendosur për vazhdimin e kësaj beteje. Sikundër ju kërkoj që të jeni bashkë me mua në vazhdimin e kësaj beteje e cila kërkon lidership të sprovuar dhe të vendosur. Kjo sigurisht është në dorën tuaj, por jam i bindur që betejat që kemi nisur do t’i çojmë deri në fund jo për veten tonë, as për karriget tona, por për të gjithë ata qytetarë të Gjirokastrës e të  mbarë Shqipërisë” u shpreh Basha në Gjirokastër.

Duke u ndalur në zgjedhjet e 25 prillit, Basha tha se përballë kishin një regjim më të pasur se ai I 1991, apo 2001

“As më më kushtet e 91-shit dhe përball kishim një regjim jo si të 91-shit, madje as si i 2001-shi, po shumë herë më të pasur, shumë herë më harbut, shumë herë më të egër në çdo aspekt, të shkrirë në një interesat e partisë, të shtetit, të oligarkëve dhe të krimit të organizuar.”

Përballë Lulzim Bashës, i cili kërkon rimandatim konkurojnë Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi. Në 13 qershor të katër kandidatët për kryetar të PD do të kenë mundësinë të kenë nga një vëzhgues në komisionet e votimit që do të kenë tre anëtarë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement