Ishte vrasje e planifikuar me detaje, Angjelin Stërkaj pranon ekzekutimin e Armando Beqirit në Islandë

 

Ekzekutimi i Armando Beqirit në Islandë ishte planifikuar me detaje dhe lëvizjet e tij u monitoruan natën kur ai u vra, sipas aktakuzës së prokurorit të rrethit.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar një ditë më parë janë marrë edhe 4 të pandehur të tjerë, ndërsa autori kryesor i vrasjes është Angjelin Stërkaj i cili ka pranuar në gjykatës se ai ishte vrasësi kryesor i cili ka qëlluar në drejtim të Armando Beqirit.

Edhe një femër është e përfshirë tek 4 të pandehurit, për të cilën thuhet se është e dashura e Angjelin Stërkajt, e cila është udhëzuar nga një prej të panduheve që të monitorojë makinat në pronësi të Armando Beqirit, ditën kur ai u qëllua për vdekje pranë shtëpisë së tij. Të pandehurit janë të gjithë me origjinë të huaj, por kanë jetuar në Ilsandë për disa kohë.

Në aktakuzë thuhet se një i pandehur me emrin Murat Selivrada udhëzoi gruan, Claudia Sofia Coelho Carvalho, që të dërgonte një mesazh përmes Messenger-it në momentin që makinat e Armando Beqirit do të lëviznin.

Sipas aktakuzës, ajo po ndiqte dy makinat dhe informoi të pandehurin e tretë, Shpëtim Qerimin, sapo Armando u largua nga banesa. Qerimi kishte qarkulluar me makinë me Angjelin Stërkajn pak para mesnate. Prokurori thotë se ata e ndaluan makinën afër cepit të Rauðagerði dhe Borgargerði.

Sipas aktakuzës, Angjelini ishte fshehur në një garazh dhe kur Armando doli nga garazhi pranë shtëpisë së tij pasi parkoi makinën, Angjelini e qëlloi atë nëntë herë në trup dhe kokë me një pistoletë Sig Sauer të kalibrit 22.

Pastaj ai i dha Shpëtim Qerimit një sinjal i cili më pas e mori atë me makinë dhe së bashku u drejtuan për në Varmahlíð në Skagafjörður.

Angjelin është i vetmi që ka rrëfyer vrasjen e Armandos. Ai ka qenë në paraburgim që nga arrestimi i tij në mes të shkurtit. Dy të pandehur janë ndaluar që nga lirimi nga paraburgimi, por njëri po vuan pjesën e mbetur të dënimit për shkak të një dënimi të mëparshëm.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement