Ish-banori i BB kujton puthjen treshe, shokohet pastori dhe braktis emisionin

Sot në “Ftesë në 5” me BIeta Sulon u diskutua puthja treshe mes këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora, të dashurit të saj Taika Waititi dhe aktores Tessa Thompson.

Një qëndrim totalisht kundër mbajti pastor Akil Pano dhe moderatorja Eneida Xhelili, ndërsa këngëtari Genc Salihu, Xheni Karaj dhe Ari Bakalli e gjykuan të gjithën si liri seksuale.

Thënë këtë, Ari Bakalli( dikur banor i Big Brother) tregoi se të tilla momente kanë ndodhur prej qindra vjetësh e janë normale edhe në ditët e sotme.

Ai kujtoi momentin kur vite më parë kishte shkëmbyer puthje me një vajzë dhe shoqen e saj të ngushtë.

Pastori nuk ra dakord me situatën e krijuar në studio dhe kundërshtimet e vazhdueshme, ndaj zgjodhi që në fund të hiqte kufjet e të mos dëgjonte më ç’ flitej.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement