Vdekja e mistershme e 23 vjeçares, daja: Nuk ishte besimtare

Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja në mënyrë të mistershme e 23 vjeçares nga Delvina. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një javë më parë në lagjen Ali Demi në rrugën Teodor Muzaka në Tiranë ku 23 vjeçarja Evdeni Baxho është gjetur e pajetë në banesën jetonte me qira.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se daja i së resë ka bërë me dije se nuk kishte informacion që mbesa e tij predikonte ndonjë besim fetar.

“Me Evgjenin flisja shpesh në telefon nuk me kishte shprehur asnjë shqetësim. Sipas tij nuk ishte besimtare, nuk ka shkuar kurrë në kishe apo xhami. Për shkrimet në trupin e mbesës kam dëgjuar nga mediat”, ka thënë ai.

23 vjeçarja Baxho në Delvinë jetonte me gjyshërit pasi prindërit e saj ishin të divorcuar dhe nuk e kishin takuar prej 13 vitesh, ndërsa në Tiranë vajza ishte me studime.

Ku u publikua ngjarja në fillim u aludua se e reja kishte ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni në dhëmballë, por në dokumentin e Policisë Gjyqësore janë zbardhur detaje të frikshme. Në dokument thuhet se në momentin që në banesë kanë shkuar grupi hetimor me ekspertin kriminalistik dhe mjekun ligjor në trupin e viktimës janë vënë re disa shkresa të çuditshme.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement