Sfidoi Bashën për karrigen e kryetarit/ Kadilli tregon objektivat: Kjo është arritja ime e parë

 

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, është shprehur se ndihet krenar që i ktheu PD-së “garën”, gjë që e konsideroi arritjen e tij të parë të aksionit politik.

I ftuar në studion e “Dita jonë”, ne A2 CNN, Kadilli tha se qëllimi i tij është të ndryshojë rrënjësisht partinë që sipas tij ecën me mendësinë e Partisë së Punës.

“Unë sfidova kryetarin dhe mora kritika edhe nga miqtë e mi. Por, sot nuk gjykohet më a duhet sfiduar kryetari, por kush është më i miri nga kandidatët. Unë i ktheva garën PD-së dhe jam krenar. Është arritja ime e parë e aksionit tim politik”, tha Kadilli.

Në lidhje me kohëzgjatjen e fushatës, Kadilli theksoi: “Nuk ka kohë mjaftueshëm deri më 13 qershor që të takosh 71 degët e partisë. Por, unë do të vazhdoj fushatën edhe pas kësaj date, deri në fitore”.

“Unë kam nisur një proces politik, që ka vetëm një drejtim: dua të ndryshoj rrënjësisht partinë që ecën me mendësinë e Partisë së Punës. Në strukturën e saj, kjo parti është si Partia e Punës. Që ta arrij këtë, duhet shumë kohë”, u shpreh Fatbardh Kadilli.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement