Mbyllen pavijonet ‘Covid’ në rrethe/ Manastirliu: Komiteti i Ekspertëve do të vendosë për lehtësim të masave kufizuese

Përmirësimi I situatës epidemiologjike në vend ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vendosë mbylljen e pavijoneve covid në spitalet Rajonale.

Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa e shoqëruar nga kreu I Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla u kthye në spitalin e Elbasanit , nga ku falenderoi bluzat e bardha për kontributin e tyre të vyer përballë virusit të rrezikshëm.

Sipas Manasterliut prej 2 javësh situata në vend është e qendrueshme, ndërsa sfidë tashmë mbetet shërbimi shëndetësor postcovid për pacientët të cilët shfaqin patologji të ndryshme.

Ndërsa rastet që do të kenë nevojë për hospitalizim nga rrethet , sipas ministers do të dërgohen në spitalin covid 1 në kryeqytet.

“Ulja e rasteve positive me covid sipas Manasterliut do të sjellë lehtësim të masave kufizuese, që do të komunikohen nga Komiteti Teknik I Ekspertëve”- tha ministrja e Shëndetësisë.

Ndërsa Taulant Balla teksa theksoi se luftës po i vjen fundi, i kërkoi qytetarëve të kenë kujdes sepse ende nuk ka mbaruar. Në vijim Balla komplimentoi bluzat e bardha për vetëmohimin e tyre të treguar gjatë luftës me pandeminë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement