Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit/ Deputetët: Kemi mjaftueshëm prova, t’i lëmë mënjanë emocionet dhe bindjet politike 

 

Ashtu siç ishte parashikuar, është mbledhur sot Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

I pari që mori fjalën ishte kreu i këtij komisioni, Alket Hyseni. Ai bëri thirrje që anëtarët e këtij komisioni duhet t’i referohen vetëm ligjit dhe të respektojnë Kushtetutën, duke kaluar përtej emocioneve dhe bindjeve politike.

“Në bazë të provave të administruara, postimeve të ndryshme, pamjeve filmike, reagimet e komuniteteve, që të gjykohet mbi bazë të respektit të Kushtetutës, të ligjeve të Republikës dhe të jemi sa më objektiv, përtej emocioneve dhe bindjeve politike dhe përkatësisë politike të secilit nga ne.”, tha Hyseni.

Klotilda Dushka: Jemi në fazën ku nuk kemi më nevojë për prova të reja. Provat janë administruar para Komisionit. Jemi një komision hetimor që po diskutojmë mbi shkeljet e bëra të Presidentit nga 49 deputetë që kanë firmosur këtë nismë. Objekti i hetimit është hetimi dhe verifikimi nëse aktet e kryera dhe deklaratat e dhëna nga presidenti, gjatë fushatës dhe ditën e heshtjes zgjedhore dhe në 25 prill, janë kundër kushtetutës.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement