“Jam më i miri”! Kadilli prezanton programin: Do të ndryshoj PD-në

 

Fatbardh Kadilli ka publikuar sot platformën e tij, ndërsa synon të marrë drejtimin e Partisë Demokratike në katër vitet e ardhshme.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Kadilli e konsideroi veten si më të mirin në këtë garë, duke theksuar se nisma e tij ka si qëllim të ndryshojë PD-në për ta çuar në fitore.

“Jam i bindur se çdo anëtar i PD , i bindur te çdo mirëkuptim dhe partneritet brenda partisë dhe të gjitha shtresat e Shqipërisë dhe me besim të fortë te vetja për të bërë një ndryshim epokal. Për ti dhënë fund një politike, inercisë që strukturat tona politike nuk janë më përfaqësues të qytetarëve, por struktura garuese për pushtet. Dua ti kërkoj ndjesë çdo anëtari të PD pasi koha e shkurtër në dispozicion e bën të pamundur që unë të takoj demokratë të shkel çdo degë.

Por turi im nuk ka kalendar datën 13. Më tutje turi fitues do të vazhdojë për të larguar përfundimisht Edi Ramë. Jam deklaruar për nëj PD të pastër, të hapur. Për një parti më të gjerë se kryetari. Kryetarët lëvizin, partia mbetet. Administrimi i partisë nuk duhet të bëhet më nga kryetari por nga një këshill të urtësh me mandat 6 vjeçar. Parimi nga një anëtar një votë për zgjedhjen. Kjo do të bëhet të paktën një vit më parë nga afatet zgjedhore. Struktura e partisë ndërtohet mbi bazën elektorale. Çdo ZAZ do të ketë kryetarin që zgjidhet me një anëtar një votë. Për një PD të hapur. Struktura e partisë do të jetë elastike. Legjitimimi i fraksioneve. Çdo anëtar mund të krijojë forumin e vet. për një PD më të madhe jo më një forum rinor i plakur. Për një forum që afron rininë, kauzat dhe shqetësimet. Një forum i epokës dixhitale. Jo më një forum apo lidhje gruaje, por një lidhje grash që sjell shqetësimet, kauzat, interesat. Një raport tërësisht me media.

Unë jam për një PD fituese. Do të ketë kauza të reja dhe jo ngushtësisht politike. Jam për një PD frymëzuese që shndërrohet në një lëvizje popullore. Dua të zgjoj individin politik. Një forcë politike që nuk zhgënjen. Një PD që riorganizohet. Jam për një PD të vërtetë që sillet dhe vepron në përputhje me çfarë shpall.

Një PD që ndahet nga çdo trashëgimi e keqe. Detyra e PD është të largojë Ramën. Unë ndryshoj PD-në që të ndryshoj Shqipërinë. Rishikimi i Kodit Zgjedhor. Rishikimi i Kushtetutës. Kjo është platforma, manifesti im politik. Manifesti im fitues që e shpalla ditën që patëm rënien. Jam krenar që në 3 javë arrita një fitore të parë, që më në fund në PD nuk të pyet më kush pse sfidon kryetarin. Padyshim më i miri jam unë sepse e kam nisur me vizion të qartë. Hapi i parë ishte çelja e një gare dhe sot kjo është fakt”, deklaroi Kadilli.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement