Edith Harxhi sfidon Bashën: Në 14 Qershor do të përballet me një surprizë të madhe, s’kam ndërmend të tërhiqem

Grupimi “Për PD” është duke mbajtur aktualisht një konferencë për mediat, me kandidaten për kryetare të PD Edith Harxhi, ku kërkuan dhe rikthimin në garë të kandidatit Ibsen Elezi, i cili u përjashtua nga Kryesia e PD-së.

Harxhi nga ana e saj kërkoi një debat publik me Lulzim Bashën, i cili derimë tani e ka refuzuar, ndërsa tha se garën për kreun e Partisë e ka vetëm me të dhe jo me dy rivalët e tjerë në garë, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

“E kam kërkuar dhe e sfidoj zotin Basha për një përballje. Zoti Basha të gjejë vendin apo strukturën e PD-së ku të zhvillojmë së bashku një debat publik dhe ta realizojmë”, u shpreh Harxhi gjatë fjalës së saj.

Ndërkohë që sa i takon garës Harxhi tha se ajo nuk ka ndërmend që të tërhiqet pavarësisht pengesave që i janë shfaqur, ndërsa shtoi se një ditë pas zgjedhjeve Basha do të përballet me një surprizë të madhe, duke pretenduar fitoren e saj në garë.

“Nuk e mendoje dot në asnjë moment të tërhiqem nga gara pavarësisht pengesave. Partia është marrë peng dhe administrata punon vetëm për një person Lulzim Bashën. Pavarësisht gjithçkaje vazhdojmë të këmbëngulim për reformimin e PD. Të gjitha çështjet diskutohen në grup dhe jo në mënyrë personale siç i merr Basha.

Unë nuk i marrë votën demokratëve por ata do më japin votën mua sepse do besojnë tek unë, te programi im, te ringritja e PD mbi idealet e viteve 90 dhe ky program do të jetë një fillim i ri për PD dhe përfundim i tranzicionit shqiptar pas 4 humbje seriale të PD dhe një lider që pretendonte të ishte perëndimor, por nuk bëri asnjë akt të tillë.

Çfarëdo që të ndodh ky grup do të jetë unik dhe do të vazhdojë të punojë në çdo kohë. Më 14 qershor jam e sigurt që Lulzim Basha do të vihet përballë një surprizë të madhe”, tha Harxhi.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement