E bënë fakt të kryer se Luana ia mori drejtimin e Big Brother/ Reagon për herë të parë Arbana Osmani

Sapo u mësua lajmi se së shpejti do të nisë ‘Big Brother Vip’, menjëherë mediat nisën të lakonin disa emra prezantuesesh të njohura, të cilave mund t’u besohej ky format i madh.

Arbana Osmani, i pari emër që u shkon të gjithëve në mendje edhe për shkak se i janë besuar asaj 8 edicione Big Brother, në fakt nuk është e vetmja e lakuar.

Luana Vjollca vjen menjëherë pas saj, madje lajmet e ditëve të fundit sipas Panoramas kanë bërë me dije se do të jetë pikërisht ajo drejtuesja e këtij formati.

Rrjeti mund të jetë bërë konfuz edhe nga postimi i Luanës i disa ditëve më parë. Një foto e saj mbi të cilën shkruante “Luana po të vëzhgon” (identifikuese me moton e spektaklit të famshëm) i bëri të gjithë të besonin se mund të jetë ajo moderatorja e Big Brother Vip. Ndonëse mund të jetë edhe një “provokim” i Luanës.

Megjithatë, ditën e djeshme Arbana ka vendosur t’u kthejë një përgjigje fansave të saj për pyetjen e famshme. Por pa përgjigje konkrete.

Kështu, pyetjes “A je ti prezantuesja e Big Brother VIP, na trego të lutem?”, Arbana i përgjigjet: “Patjetër që do t’ju tregoj, kur të vijë momenti”.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement