Deklarata bombë, “Soros detyroi Berishën t’i jepte PD-në Bashës”

 

Demokrati Ibsen Elezi bëri një deklaratë të fortë në studion e “Quo Vadis” në “Vizion Plus”. Ai tha se George Soros ka detyruar ish-kryeministrin Sali Berisha të lërë Partinë Demokratike në duart e Lulzim Bashës. Deklaratën Elezi e bëri kur u pyet nga moderatorja për lidhjen e Fatbardh Kadillit me Soros.

“George Soros është munduar të kapë edhe skenën politike, edhe shoqërinë civile këtu. Të gjithë akuzuesit po ndërtonin situatën sikur George Soros kishte ndikimin e vet në Amerikë për të sulmuar ish-kryeministrin. Unë këtë nuk e di, por di të them diçka: Të keqen e George Soros në Partinë Demokratike, bashkë me Lulzim Bashën, e solli Doktori. Ishte e imponuar. Demokracia dhe loja politike kanë rregulla. Të marrësh një njeri dhe ta bësh kryetar partie dhe pas tetë vjetësh të mos reagosh për humbjet ky produkt i yti, është shumë e rëndë.”

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement