Ellen DeGeneres: Bashkëshortja më detyroi të largohem nga programi

 

Ellen De Generes deklaroi para ca ditësh se kishte vendosur të mbyllte përfundimisht emisionin e saj.

Ky lajm nuk u prit shumë mirë nga fansat e saj të cilët kërkonin të dinin arsyen që e shtyu moderatoren të merrte këtë vendim.

Në një intervistë për Hollywood Reporter’, Ellen ka rrëfyer se është ndikuar nga bashkëshortja e saj, Portia e cila ndryshe nga vëllai i saj i ka kërkuar shpesh të heq dorë nga programi.

“Vëllai im më thoshte gjithmonë ‘Njerëzit mezi e presin spektaklin çdo ditë dhe nuk ka shumë emisione që të transmetojnë kaq lumturi të pastër si i yti’. Ai ka qenë mbështetësi im më i madh, ndërsa Portia nuk është. Ajo është shumë egoiste dhe dëshiron që të bëj gjëra sfiduese dhe sa herë vinte në shtëpi më thoshte se unë mund të bëj diçka më shumë”, është shprehur moderatorja.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement