Do të largohet sërish nga Shqipëria? Floriana Garo rrëfehet për herë të parë pas zgjedhjeve

Floriana Garo u angazhua gjatë muajit prill, si zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike.

 

Në një intervistë për “FitStation” në “News24”, Floriana ka treguar se çfarë vendimi ka marrë për rrugëtimin e saj, nëse do të vazhdoj të jetojë në Shqipëri, apo do të rikthehet sërish në Gjenevë.

“Unë vetë personalisht pata një zhgënjim shumë të madh, pasi nuk mendoja se ky do të ishte rezultati,  mendoja se kishte ardhur koha për ndryshim. Njerëzit mendojnë se gjërat do dalin si i kemi planifikuar, por ja kjo nuk ndodh gjithmonë dhe duhet të përgatitemi dhe për këtë.

Zgjedhja e familjes tonë për tu kthyer në Shqipëri ka qenë prej pandemisë, prej ndryshimit të botës. Por kemi menduar që fëmijët tanë të rriten këtu, të gezojnë me kohën e mirë me natyrën, kur kushtet janë të mira ata janë shumë të lumtur. Bota është bërë shumë e vogël dhe ne do shkojmë shpesh në Gjenevë për punë, por  për momentin do qëndrojmë në Shqipëri”, u shpreh  moderatorja.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement