Shkarkimi i Presidentit/ Mblidhet në Komisioni Hetimor, miratohet rendi i ditës dhe rregullorja e brendshme e funksionimit

 

Është mbledhur sot Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Një nga pikat kryesore të rendit të ditës, të miratuar pa asnjë votë kundër, është caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme lidhur me objektin e hetimit të shkeljes ose jo të Kushtetutës nga Meta me deklarata e tij para dhe gjatë procesit zgjedhor.

Kërkesa për shkarkimin e kreut të shtetit u nënshkrua nga 49 deputetë me argumentin se ka shkelur Kushtetutën me deklaratat e tij para dhe gjatë procesit zgjedhor.

Pasi çështja të shqyrtohet në Komisionin Hetimor, ku do të merret edhe një opinion nga Komisioni i Venecias, do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit do të japë vendimin përfundimtar në lidhje me shkarkimin e presidentit.

Presidenca nga ana tjetër e ka bërë të qartë se nuk do të njohë as asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore sipas saj të të Kuvendit njëprtiak.Ndërkaq, kryeministri Rama ftoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për t’u bashkuar në zgjedhjen e presidentit të ri.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement