Vendi i parë në botë, Serbia ofron 25 euro për ata që do të vaksinohen deri më 31 maj

Serbia ka premtuar se do t’i paguajë qytetarët me 25 euro nëse ata vaksinohen kundër COVID-19. Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se do të shpërblente qytetarët për “përgjegjësinë” e tyre për t’u injektuar kundër koronavirusit.

Qytetarët mbi moshën 16-vjeç të cilët kanë marrë një ose dy doza, ose ata që do të vaksinohen me të paktën një dozë deri më 31 maj do të marrin një pagesë të njëhershme prej 3,000 dinarë (25 €).

“Ne kemi konsideruar se si t’i shpërblejmë njerëzit që kanë treguar përgjegjësi dhe kemi vendosur të japim mbështetje shtesë financiare për ata që janë vaksinuar”, tha presidenti.

Vuçiç shtoi se ishte “e papërgjegjshme dhe egoiste” të mos vaksinohesh, megjithëse ai përjashtoi çdo kufizim imponues. Nisma e qeverisë, që besohet të jetë e para e këtij lloji në botë, ka për qëllim të ringjallë fushatën e imunizimit të Serbisë mes interesit publik të zbehur dhe skepticizmit në rritje.

Vuçiç gjithashtu shpreson se Serbia do të vaksinojë të paktën 55% të popullsisë së vendit me një dozë deri në fund të majit. Deri më tani, afërsisht 22% e banorëve të Serbisë kanë marrë dy doza të vaksinës.

Burimi: Euronews

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement