Shpërthen bombula e gazit në Krujë, plagoset zonja e shtëpisë

Një bombul gazi ka shpërthyer brenda një  banese në Tapizë të Krujës. Si pasojë, ka mbetur e plagosur shtetasja A.B.,  e cila po gatuante. Mësohet se gruaja ka marrë lëndime të shumta në trup dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 08.05.2021, rreth orës 09:20, në Tapizë, Krujë, në banesën e shtetasit M.S., ka shpërthyer, aksidentalisht   bombula e gazit, të cilën e përdornin për gatim.

Për pasoje është lënduar bashkëshortja, shtetësia A.B.,  e cila ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement