LSI ankimon në KQZ rezultatin për qarkun e Beratit: Prova për parregullsi gjatë procesit, të përsëriten zgjedhjet

 

LSI ankimon në KQZ rezultatin për qarkun e Beratit, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Në shkresën e depozituar nga LSI-ja, ka kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark. LSI-ja pretendon që në këto zgjedhje pa pasur shumë parregullsi në proces.

Sipas kësaj partie, në disa Qendra Votimi u gjetën fleta votimi pa vula, ndërsa shton se në çdo ZAZ pati tentativa për votim të dyfishtë.

Mes të tjerash, në ankimim thuhet se 80 vota të LSI-së janë shpallur të pavlefshme.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement