‘Kërkoj ndihmë nga shteti shqiptar, jeta ime në rrezik’, flet nga burgu Koridhalos këngëtari shqiptar

‘Kërkoj ndihmë nga shteti shqiptar, jeta ime në rrezik’, flet nga burgu Koridhalos këngëtari shqiptar: Nuk kam bërë asnjë krim, ish-pronari po tenton të më vrasë

Këngëtari shqiptar, Eduart Derka flet për “Shqipëria live”, nga burgu i Korydallos, ku pretendon se është dënuar në mënyrë të padrejtë.

Eduardi tregon se punonte bodyguard për dikë në Greqi, derisa ky i fundit i kërkoi të bënte vrasje me pagesë.

“Isha bodyguard, kujdesesha për fëmijët e dikujt. Më vonë, më tha që të vrisja dikë, që ai e kishte të afërm. Thjesht kisha bërë foto me armën që më kishte dhënë pronari. Më tha ma jep se do të jap armë tjetër, por ia dha atë armë dikujt që bëri grabitje. Kështu, u dënova unë. Donin të më akuzonin për vrasës serial. Nuk ka asnjë lidhje me mua, jam thjesht këngëtar. Kam qenë në shtëpinë e pronarit, 24 orë. Personi që ka bërë disa vjedhje ishte kushëriri im, më futi dhe mua në atë mes”.

Sipas tij, ish-pronari ka paguar disa të burgosur për ta vrarë. “Unë dyshoj që i kam nga ish-pronari të gjitha. Më kanë goditur, më kanë thyer këmbën, kam shpëtuar 5 herë”.

Eduardi rrëfen se vetë ish-pronari ka qenë vrasës. “E ka emrin Dionis Korfiates, jeton në Zaqifo, është nga Athina, ka prona, hotele, skafe. Ka vrarë një polic në 2008 dhe dy shqiptar. Unë i di se kam qenë në shtëpi. Në vrasjen e vitit 2017, kishte paguar dikë tjetër, isha aty kur ndodhi. Unë pa bërë asgjë, kam tre vite e gjysmë këtu brenda. Prokuroria ishte e paguar nga avokatët e pronarit”.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement