Shifra të ulëta infektimesh,Shqipëria del nga harta e kuqe e Covid në botë

Shqipëria ka dalë nga na zona e kuqe e hartës së COVID në botë. “The New York Times” ka publikur hartën e shpërndarjes së koronavirusit në botë në kohë reale, ku shihet se vendi ynë është ngjyrosur me të verdhë, që tregon për një rënie të numrit të infeksioneve me COVID.

Ndërkohë vendet ku harta është e ngjyrosur me të kuqe dhe vishnje, janë ato vende ku situata me pandeminë është e rëndë.

Në vendin tonë javët e fundit ka pasur një rënie të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave si pasojë e Covid-19.

Ditën e sotme në vendin tonë uregjistrua vetëm një viktimë dhe 92 raste të reja.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement