A pati takim mes Ramës e Bashës në Rinas? PD reagon zyrtarisht

Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht ndaj lajmeve se kryetari i saj Lulzim Basha pati një takim sot paradite në Rinas me kryeministrin Rama.
Disa media aluduan për një takim të mundshëm, pasi Basha dhe Rama u gjendën njëkohësisht në zonën VIP tv Aeroportit Nënë Tereza për t’u takuar me komisionerin për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Por sipas PD, lajmi është fabrikuar qëllimisht për të mbuluar vjedhjen e votave nga qeveria.

“Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre”, thuhet në reagimin e PD.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement