“A të vjen keq që s’jam e jotja?”/ Ana Lleshi thumbon Arsimin

Ana Lleshi dhe ish konkurrenti i Përputhen, Arsim Abduli janë komentuar shumë në mediat rozë për një lidhje dahsurie mes tyre. Edhe pse dyshja nuk e konfirmoi asnjëherë se ishin në një lidhje fotot ku shiheshin bashkë tregonin të vërtetën.

Së fundi po përflitet se ata janë ndarë. Pak ditë më parë ishte Arsimi ai që hodhi dyshimet pasi në një postim të tijin në rrjetet sociale shkruante: “Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët, emri juaj fillon me A (njerëz të rremë)”.

LEXO EDHE:  ‘Isha në gjendje shoku’, Sara Hoxha tregon arsyen e ndarjes nga Ledioni

Pas këtij thumbi nga ana e Arsimit nuk kanë munguar as thumbat e Anës. Ajo ka publikuar një foto ku krahas shkruan: “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja ?!”.

 

 

Nuk e dimë nëse këto thumbe janë për njëri-tjetrin, por presim reagimet në ditët në vijim

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement