KMSH, aktivitet humanitar në ndihmë të mbi 6000 familjeve në nevojë

Në prag të Muajit të Bekuar të Ramazanit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë, hapën fushatën e bamirësisë në ndihmë të mbi 6000 familjeve me vështirësi ekonomike në mbarë vendin tonë.
Ceremonia e lançimit të kësaj nisme u organizua sot, më 8 prill, ora 10:30 në ambientet e Medresesë së Tiranës.
Të pranishëm ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, z. Abdelmomen Mohammed Sharaf dhe përfaqësues të Qendrës Humanitare “Mbreti Selman”.
Fushata konsiston në shpërndarjen e pakove me ndihma të ndryshme ushqimore. Fillimisht pakot me nga 70 kg ushqime secila (600 ton), do t’ju dorëzohen përfaqësuesve të KMSH-së në çdo qytet të vendit, më pas këta të fundit do t’jua shpërndajnë familjeve në nevojë.
“Ne jemi të vetëdijshëm se nevojat janë më të mëdha, por të bindur se me ndihmën e Zotit ky bashkëpunim humanitar do të zgjerohet edhe me tej.
Ne si besimtarë e dimë shembullim e bukur, shembullin e dhënies për nevojtarin, profeti ynë, Muhamedi (a.s.) ka ndarë edhe një hurmë në disa pjesë me njerëzit përreth tij.
Gjithashtu na është bërë e ditur se nuk mund të bëjë gjumë të rehatshëm një besimtar i devotshëm ndërkohë që fqinji i tij nuk vë gjumë në sy nga uria.
Këto shembuj janë principet e islamit, principe të jetuara nga Profeti Muhamed (a.s.), sahabët e gjeneratë pas gjenerate” – tha Kryetari Spahiu gjatë fjalës së tij.
Ambasadori i Arabisë shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim të frytshëm me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe theksoi prestigjin e lartë të besueshmërisë që ky institucion gëzon.
  
                  
Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement