Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se ngarkesa me 15 mijë e 210 doza vaksinash të kompanisë Pfizer, do të mbërrijë pas pak në Shqipëri.
Vetëm pak orë pasi deklaroi se është shtyrë me 24 orë ardhja e kësaj ngarkese me vaksina, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërruar mendje, duke e kthyer në një ‘gallatë’, çështjen e vaksinimit.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë pas pak në Shqipëri,”– thuhet në njoftimin e fundit.
Vetë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale bëri me dije se kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, i kishte informuar se kjo ngarkesë është shtyrë më 24 orë, dhe pritej të vinte nesër në mbrëmje. Për arsye që nuk dihen, gjërat kanë ndryshuar.
Like Page dhe Join Group