I vranë xhaxhin në vitin 1996/ Dhunohet dhe kërcënohet Gentian Bardhoshi, policia hesht: Do të vrasim të gjithë familjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Allias të Tiranës ku Gentian Bardhoshi, vjeç 24, është dhunuar dhe kërcënuar me armë nga disa persona në afërsi të banesës së tij.

Gentiani është shprehur se po shkonte për shtëpi rreth orës 11 të darkës dhe disa persona e kanë kërcënuar me jetë:

Po shkoja në shtëpi, ishte ora rreth 11 e darkës rruga ishte pa ndriçim, papritur e gjej veten mes disa burrave, duke me goditur dhe kërcënuar me armë.
Njëri prej tre më tha do t’ju vrasim një nga një deri sa mos të mbetet asnjë nga familja juaj.

Në lidhje me ngjarjen kanë folur edhe familjarët e tij:

Ndjehemi të kërcënuar, nuk është hera e parë, Kjo ka qenë arsyeja e largimit tonë nga Hasi , kemi marrë kërcënime edhe në kohën e trazirave të viteve 97- 98’, ku na është vendosur tritol në banesë , fatmirësisht nuk u lënduam, dhe policia as që e mori parasysh këtë ngjarje.

Ata kanë folur edhe në lidhje me vrasjen e xhaxhait të 24-vjeçarit R.B në vitin 1996.
Policia e di se ku ndodhet vrasësi dhe nuk merr asnjë masë për ta arrestuar,
Ne do largohemi nga Shqipëria sapo të na jepet mundësia.

Në këtë vend po ndodhin krime çdo dit.

Ne e dimë që ata kanë lidhje të forta me shtetin dhe kriminelet.

Zanafilla fillon vite më parë ku dy familjet kanë pasur hasmëri për vite me radhë, ku i ndjeri kishte vrare vëllanë e B.B dhe më pas për t’u burgosur.

Pasi i ndjeri kishte kryer dënimin zhvendoset në qytetin e Kukësit për të qëndruar sa më larg problemeve dhe për të filluar një jete të re nuk kaluan shumë kohë dhe B.B i bën kurth dhe qëllon për vdekje R.B 34 vjeç në atë kohë, dhe arratiset për të mos u kapur nga policia.

Sipas informacioneve që kemi marrë, vrasësi vazhdon ende të jetë i lirë, shprehen familjarët.

Pyetur nga gazetari se përse nuk kërkoni ndihmë nga shteti, përgjigja e Gentianit ishte se nuk kanë guxim:

Gentiani: Nuk kemi guxim, kemi frikë, ata kanë shumë njerëz të njohur, fakti është që B.B është ende i lirë.

I bëj thirrje shtetit të bëj diçka për arrestimin e vrasësit pasi ndihemi të kërcënuar.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement